Cfare eshte devijacioni Deformimi i perdes se hundes. Deformimi i perdes se hundes eshte nje patologji e lindur ose e fituar e cila karakterizohet nga zhvendosja e perdes se hundes nga pozicioni i saj normal. Kjo zhvendosje mund te jete e vendosur ne krahun e majte ose te djadhte te hundes duke prishur anatomine normale te hundes. Dihet qe hunda nga pikepamja anatomike ne pjesen e brendeshme te saje eshte e ndare prej perdes se hundes ne dy pjese te barabarta,ne kavitetin e djathte dhe te majte.Ne kushte normale perdia e hundes e cila eshte nje strukture kercore kockore e ndan hunden ne dy hapesira te barabarta, kavitetin djadhte dhe te majte. Ne rastin e nje devijacioni te perdes njera nga keto kavitete eshte e zvogeluar duke penguar funksionimin e plote te njerit nga kavitetet e hundes. 

Cilat jane shkaqet e devijacionit (deformimit) te perdes se hundes?
Shkaqet e devijacionit jane te lindura ose te fituara.
Ne shkaqet e lindura bejne pjese ato persona te cilet kane deformacion te perdes se hundes te trasheguar
Ne shkaqet e fituara cilesojme qe jane traumat direkte ne hunde,aksidentet,te cilat shkaktojne zhvendosje te perdes se hundes nga poziconi normal Perde e hundes

Cilat jane shenjat klinike te pacjenteve me devijacion?
Veshtiresi ne frymemarje me hunde
Deformim i formes se hundes
Gerhitje gjate nates
Frymemarje me goje hapur gjate nates
Sinuzite te shpeshra
Rrjedhje te sekrecioneve ne gryke
Dhimbje koke
Bronkite te shpeshta
Infeksione te fytit
Ne cfare moshe shfaqet devijacioni?
Persa i perket moshes devijacioni i lindur shfaqet qe ne femirine e hershme,me te gjitha shenjat dhe simtomat e tij dhe shpesh prinderit dhe mjeket i trajtojne keta femije per problemet te mushkerive nderkohe qe problemi eshte tek hunda.
Ndersa devijacioni i fituar gjate jetes shfaqet menjehere pas traumes ne hunde duke shkaktuar menjehere bllokim te frymemarjes me hunde.

Si trajtohet devijacioni i perdes se hundes?

Trajtimi i devijacionit te perdes se hundes eshte vetem ne rruge kirurgjikale.Nderhyrja kirurgjikale qe kryhet quhet septoplastica(rregullim i perdes se hundes).Nepermjet kesaj nderhyrje realizohet eleminimi i deformimeve kockore dhe kercore te perdes se hundes duke rivendosur perden ne qendes te hundes dhe duke rregulluar frymemarjen normale me hunde si dhe estetiken e hundes.

Ne cfare moshe kryhet nderhyrja dhe sa kohe zgjat sherimi?

Nderhyrja per devijacionin e perdes se hundes kryhet pasi pacienti ka mbushur 17 vjec duke respektuar rritjen perfundimtare te strukturave te hundes.
Persa i perket stadit te sherimit nderhyrja per devijacionin eshte nje nderhyrje e thjeshte e pa dhimbeshme,dhe nuk kerkon nje stad te gjate sherimi.
Maksimimi brenda 3 ditesh nga nderhyrja pacjenti eshte ne gjendje normale per aktivitetin e tij te zakonshem.