rrudhat ne Euromedica

Filler (injeksionet mbushese te rrudhave)

Juvederm është një filler Hyaluronic acid që është përdorur për të pakësuar efektet e rrudhave dhe linjat e rreth hundës dhe gojës. Prodhuar duke përdorur teknologjinë HYLACROSS që i jep fillerit(injeksionit mbushes) një strukturë të qëndrueshme xhel, Juvederm jep rezultate tëresisht natyrale në procesin e mbushjes se rrudhave qe zgjasin nga nje deri në dy vjet. Juvederm injektohet direkt në lekure duke realizuar rinimmin e lëkurës tuaj. Juvedermi eshte i kombinuar me Lidocaine për të përmirësuar komoditetin gjatë trajtimit. Procedura zgjat vetëm 15 minuta dhe koha e sherimit eshte rreth nje ore. Restylane është një xhel transparent qartë i cili perdoret për të mbushur rrudhat statike të fytyres sic jane ato te faqeve,te mjekres,kanalet ne te dyja anet e faqeve,te qafes,te kraharorit,modelim dhe zmadhim buzesh si dhe per ti dhene fytyres konture dhe formë perfekte. Restylane përbëhet nga acidi Hyaluronic,i cili  gjendet ne indet tuaj te lëkurës duke ju dhuruar rini shume te gjate. Restylane mund të përdoret për të zvogëluar pamjen e linjave te ballit midis vetullat tuaja dhe kanalet nasolabial nga rrënja e hundës ne këndet e gojës tuaj. Restylane mund të përdoret për të siguruarmadhesine dhe formën buzëve. Me aftësinë e saj unike për të mbajtur ujin, Restylane mbetet në lëkurën tuaj për shumë muaj.

Botox (injeksionet anti-rrudhe)

Botoxi redukton rrudhat e fytyrës në ballin tuaj, në mes të syve të tu, dhe në zonat delikate rreth syve tuaj, është një injeksion që frenon kontraktimin e muskujve të fytyres të cilët shkaktojnë rrudha gjatë levizjeve muskulare të fytyres. Këto rrudha janë më të shprehura kur qeshim,pra në këndet e syve, kur rrudhim vetullat, pra ndërmjet vetullave, kur ngremë vetullat lart, pra rrudhat që shfaqen në ballë. Pas injektimit të botoxit në keto zona  zvogëlohet shfaqja e rrudhave në fytyre, lekura tendoset dhe merr pamje rinore.

rrudhat ne Euromedica

Korigjim i Rrudhave, Lifting, Mini lifting! 

Liftingu i fytyres eshte nje procedure kirurgjikale rinuese e fytyres nepermjet te ciles korigjohen shenjat e moshes sic jane:rrudhat,varja e lekures dhe e muskujve te fytyres.Nepermjet liftingut te plote realizohet eleminimi i rrudhave te ballit,rrudhat ne kendet e syve,terheqja dhe ngritja lart e mollezave,eleminimi i kanaleve ne te dyja anet e faqeve, si dhe i rrudhave ne mjeker, Liftingu i plote realizon nje rinim te fytyres se pacientit nga 10 deri ne 20 vjet... 
Liftingu kryhet me mikro-incizione ne nivelin e temthave,poshte flokeve,afer vijes natyrale te vesheve dhe poshte mjekres.Nepermjet ketyre nderhyrjeve realizohet terheqja e lekures se varur ne te gjitha zonat problematike te fytyres. Mikro-incizionet (mikro-prerjet) mbyllen me qepje jashtezakonisht fine te cilat nuk lene shenja te jashtme. Perpara nderhyrjes pacienti i nenshtrohet nje vleresimi te kujdesshem nga kirurgu,si nga pikepamja estetike ashtu edhe nga ekzaminimet te cilave duhet ti  nenshtrohet pacienti. Nderhyrja zgjat rreth 3 ore,pacientit i duhet te mbaje pas nderhyrjes nje fashature nga 3 deri ne 6 dite.Pas nje jave pacienti eshte i sheruar. Sigurohuni që të ndiqni udhëzimet e kirurgut pas operacionit. Ai do t'ju japë udhëzime më të veçanta për rifillimin gradual te aktiviteteteve tuaja normale. Ju lutemi të shmangni veprimtarine fizike për të paktën dy javë.

V.O Per me shume informacion ne lidhje mekorigjimin e rrudhave kontaktoni me ne.