Largoni dhjamin pa bisturi, teknologjia e re ne Euromedica Shqetësimi më i madh i grave, vecanërisht pas shtatzanive dhe lindjes së fëmijëve është dhjami i barkut dhe pjesëve të tjera të trupit. Të njëjtin problem kanë dhe burrat pas një moshe të caktuar, pasi kryesisht vënë dhjam në pjesën e barkut. Të gjitha këto mund të eliminohen njëherë e përgjithmonë falë teknologjisë së re Coolscupting, e cila në vendin tonë mund të ofrohet tashmë vetëm në klinikën tonë profesionale Euromedica. Me aplikimin e këtij trajtimi, i thoni lamtumirë, seancave të gjata në palestër, vrapimeve, dietave shkatërruese dhe shpesh jo efikase për shëndetin tuaj. Po çfarë është CoolSculpting Mendimi se i ftohti mund të eleminojë dhjamin çoi në krijimin e trajtimit inovativ me anë të të ftohtit. Teknologjia e eleminimit të dhjamit me anë të të ftohtit ishte fryt i bashkëpunimit mes shkencëtarëve të qendrës Ëellman për Photomedicin-ën në Spitalin e Përgjithshëm Massachusetts në Boston dhe Shkollës Mjekësore të Harvardit. Teknologjia CoolSculpting, ose e thëne ndryshe skalitja me anë të të ftohtit, konsiston në ftohjen e qelizave të dhjamit poshtë lekurës pa dhimbje dhe në mënyrë efektive. Qelizat dhjamore kristalizohen (ngrijnë) dhe më pas zhduken. Me kalimin e kohës trupi arrin të përpunojë dhjamin dhe të zhdukë këto qeliza duke ju lejuar të keni format e kërkuara. Largoni dhjamin pa bisturi Proçedura e ngrirjes së dhjamit Coolsculpting, konturon linjat dhe trupin duke zhdukur njëherë e mirë dhjamin e padëshiruar pa bisturi dhe në pak kohë. Uluni, qetësohuni dhe thuajini lamtumire dhjamit: Pasi ju dhe mjeku të keni zgjedhur zonat ku duhet ndërhyrë, pajisja do të fillojë të aplikojë ftohjen e kontrolluar, nderkohë ju mund të lexoni, kontrolloni e-mailet ose mund edhe të merrni një sy gjumë; Arrini format e dëshiruara! Me procedurën Coolsculpting mund të hiqni dhjamin në shumë zona të trupit tuaj, nëse kërkoni rezultate më të shpejta mund të bëni edhe seanca shtesë. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë të krijoni një plan trajtimi individual enkas për nevojat tuaja. Çfarë ndodh pas seancave trajtuese Proçedura Coolsculpting nuk ka asnjë efekt anësor në trupin tuaj, kështu që mund t’i riktheheni veprimtarisë tuaj menjëherë pas seancës. Do fillloni të pëlqeni trupin tuaj! Me kalimin e javëve dhe muajve trupi juaj do të përpunojë dhe zhdukë krejt natyrshëm qelizat dhjamore në zonën e trajtuar dhe pasi ato të jenë eleminuar nga trupi, ato nuk do të rikthehen më dhe ju konturoni trupin tuaj!