Veçanërisht periudha pas pushimeve te veres, dhe para Krishtlindjeve njerezve, si femrave dhe meshkujve u forcohet dëshira për një pamje të re, për t’u bërë më të bukur. Mendojne ndoshta një dietë e re, një procedurë kozmetike apo një kirurgji plastike. Vendimi shpesh nuk është i lehtë për shumë njerëz.
Por në dekadën e fundit kirurgjia plastike nuk është më tabu. Tashmë shumë njerëz që e kanë provuar ua rekomandojnë miqve të tyre, pasi është një proces i shkurtër dhe pa efekte apo ndikime anësore. Pra shkurt ka një rezultat të shpejtë dhe pozitiv. Mbi të gjitha falë teknologjisë tashmë është bërë një procedurë e aksesueshme jo vetëm për të pasurit, por dhe për shtresat e mesme, pasi po bëhet gjithnjë e më pak e kushtueshme dhe më e arritshme.
Pyetja që bëhet shpesh kudo në publik është: A është e mirë kirurgjia plastike? Përgjigja është po. Janë disa faktorë që duhet të konsiderohen:
- Personi që bën një procesure kozmetike dhe një ndryshim në pamje, rifiton besimin në vetvete dhe kontrollin e jetës së tij. Me pare mund te kete jetuar i terhequr e ne fshehtesi.
- Kur njerëzit ndihen mirë më pamjen e jashtme, ata provojnë gjëra të reja, që kurrë nuk kishin guxuar, marrin përsipër gjëra të mëdha, dhe përgjegjësi të tjera. Pra i sheh ne krye te karrieres.
- Është plotësisht e vertetuar nga qindra e mijëra dëshmi, që njerëzit pas një procedure kozmetike rrisin në mënyrë të ndjeshme vetebesimin te vetja. Ata duken mire dhe kjo i ndihmon të ndryshojne jeten e tyre, te krijojne familje etj.
Por pacientet duhet te kenë shumë kujdes kur nisen për të bërë një ndërhyrje plastike. Ata duhet të jenë plotësisht të infiormuar dhe të zgjedhin kirurgun e duhur, ose atë që u rekomandohet më shumë. Informohoni, gjeni kirurgun e duhur, kliniken e duhur dhe më pas bëni ndërhyrjen e dëshiruar. Asnjëherë nuk do zhgenjeheni nga realizimi i asaj që vertet dëshironi.
Euromedica ne Tirane eshte nje nga klinikat me profesionale, ku çdo mjek eshte i trajnuar me gjithe teknologjine e fundit, ndersa pajisjet jane te certifikuar nga OBSH.